Zbulohen detaje nga kontratat e Messit dhe Neymarit në PSG: Sa para fitojnë ata? - NACIONALE

Zbulohen detaje nga kontratat e Messit dhe Neymarit në PSG: Sa para fitojnë ata?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi dhe Neymari janë dy prej futbollistëve më të paguar në futbollin botëror, por as për së afërmi sa bashkëlojtari i tyre në Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, i cili fiton shumë herë më shumë se ata.

Sulmuesi francez e hodhi poshtë mundësinë për të kaluar në Real Madrid në maj dhe e vazhdoi marrëveshjen me kampionin francez PSG, i cili vitin e kaluar nënshkroi me Messin duke e formuar njërën prej tresheve më të frikshme sulmuesve në botën e futbollit.

Pasi i zbuloi hollësitë e marrëveshjes së Mbappes me PSG-në, gazeta franceze Le Parisien e ka bërë të njëjtën edhe me kapitenin e Argjentinës dhe përfaqësuesin e Brazilit, duke konfirmuar se ata dy janë në mesin e 10 futbollistëve më të paguar në botë.

Neymari

Futbollisti brazilian nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vitin 2017, duke fituar 36 milionë euro për sezon pas taksave.

Vitin e kaluar Neymar nënshkroi deri në vitin 2027 pasi pranoi një zbritje page që ndikon të fitojë më pak se 72 milionë euro për vit pas taksave, vlerë të cilën e fiton edhe Kylian Mbappe sipas "Le Parisien", që nuk e zbuloi vlerën e saktë.

Messi

Sa i përket Messit, ai fiton 41 milionë euro pas taksave duke përfshirë një përqindje që paguhet në kripto, plus një bonus besnikërie. Për dallim nga Mbappe, argjentinasi nuk ka fituar ndonjë bonus, derisa francezi u pagua 180 milionë euro që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025.

Ish kapiteni i Barcelonës nuk është një francez, që nënkupton se paguan vetëm 30 për qind taksa, ku tatimi për të ardhurat në Francë për pagat mbi 160 mijë euro në vit është 49 për qind.

Mbappe

Reprezentuesi francez rinovoi kontratën e tij për dy sezonet e ardhshme plus një opsional, duke vënë në letër marrëveshjen më fitimprurëse të nënshkruar ndonjëherë nga një futbollist.

Në rast se do të qëndrojë për tre vjet, Mbappe do të marrë deri në 630 milionë euro.

Lajme të ngjashme