Zbulohen dënimet dhe sanksionet e UEFA-s ndaj Juventusit, Milanit, Interit dhe Romës - NACIONALE

Zbulohen dënimet dhe sanksionet e UEFA-s ndaj Juventusit, Milanit, Interit dhe Romës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventusi dhe Milani do të përballet me dënime me gjoba, ndërsa Interi dhe Roma me kufizime në blerjen e lojtarëve, për shkak të shkeljes së rregullave të UEFA-s për ndershmëri financiare (FFP), sipas mediave italiane.

Dje u raportua se UEFA është duke përgatitur sanksione ndaj klubeve të cilat nuk iu kanë përmbajtur parametrave të FFP-së, përfshirë gjigantët italianë Juve, Milan, Inter dhe Roma.

U raportua se Juventusi kishte refuzuar të negocionte për një marrëveshje për zgjidhjen e problemit me UEFA prandaj mund të përballet me ndëshkim më të rëndë.

Megjithatë, Il Corriere dello Sport raporton se Juventusi ka biseduar me UEFA dhe është i bindur se ndëshkimi nuk do të jetë shumë i rëndë.

Sipas gazetës La Repubblica, Juventusi dhe Milani do të dënohet me gjobë prej vetëm prej 3 dhe 2 milionë euro, përkatësisht. UEFA do t’i gjobisë edhe klubet e tjera evropiane si PSG dhe Marseille.

Gjendja për Interin dhe Romën do të jetë më ndryshe, të cilat do ta arrijë një marrëveshje me UEFA-n së shpejti.

Sipas mediave italiane, Interi dhe Roma mund të detyrohet ta përfundojnë afatin kalimtar të verës me profite neto, në mënyrë që t’i baraspeshojnë llogaritë e tyre. Bisedimet mes Interit, Romës dhe UEFA-s pritet të përfundojnë brenda 10 ditëve.

Lajme të ngjashme