Zaniolo drejt Premierligës, Aston Villa e dëshiron yllin italian në huazim nga Galatasaray
Aston Villa ka vendosur të nënshkruajë me Nicolo Zaniolon në formë huazimi, vetëm gjashtë muaj pasi ylli italian iu bashkua Galatasarayt nga Roma.
Villa është gati të nënshkruajë me mesfushorin italian Zaniolo në huazim nga gjiganti turk Galatasaray, sipas TuttoSport. Huaja do të përfshijë një tarifë prej 3 milionë euro (2.6 milion £ / 3.3 milion dollarë) dhe Villa do të ketë opsionin për ta bërë lëvizjen e përhershme për 27 milionë euro (23,1 milionë funte/29,5 milionë dollarë) në fund të sezonit.

Zaniolo - i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Konferencës së Evropës 2022 për Romën - u largua nga kryeqyteti italian për në Galatasaray në shkurt pasi nuk më në preferencat e trajnerit Jose Mourinho. Pala turke pagoi një shumë fillestare prej 16.5 milionë euro ( 14.1 milionë £/18 milionë dollarë).
Zaniolo do të jetë nënshkrimi i katërt i Villas për këtë verë pas Moussa Diaby, Pau Torres dhe Youri Tielemans. Nëse Villa do ta bëjë lëvizjen e përhershme, atëherë dy nga ish-klubet e 24-vjeçarit - Roma dhe Inter - do të marrin tarifat e shitjes.
Zaniolo bëri vetëm 11 paraqitje për Galatasaray, por shënoi pesë gola dhe dha një asistim. Unai Emery do të shpresojë që ai të forcojë skuadrën e tij pasi Villa pësoi një humbje 5:1 në ditën e hapjes ndaj Newcastle United të shtunën.

