Newcastle e nis frikshëm sezonin e ri në Premierligë, shënon fitore të thellë ndaj Aston Villës - NACIONALE

Newcastle e nis frikshëm sezonin e ri në Premierligë, shënon fitore të thellë ndaj Aston Villës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle United e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premierligë, duke fituar me rezultat të thellë 5:1 ndaj Aston Villën në Saint James Park.

Skuadra e cila është në pronësi të grupit PIF nga Lindja e Mesme, ka shpenzuar tejet shumë në dy sezonet e fundit dhe kjo është shpërblyer në sezonin e kaluar kur përfunduan në vendin e katërt në Premierligë, për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa sot ata treguan një paraqitje të jashtëzakonshme duke ua bërë me dije kundërshtarëve se këtë sezon mund të jenë në garë për titullin kampion.

Image

Vetëm gjashtë minuta nga fillimi dhe erdhi goli i parë i ndeshjes me Sandro Tonalin që shënoi në debutimin e tij një gol shumë të bukur.

Aston Villa u kundërpërgjigj me golin e Diabyt në minutën e 11-të kur u barazua rezultati në 1:1, por ishte vetëm kaq çka mysafirët dhanë në këtë takim.

Alexander Isak shënoi për të kthyer epërsinë e Newcastles në minutën e 16-të për rezultatin 2:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë, ashtu si e para ishte totalisht e dominuar nga vendasit. Isak gjeti golin e dytë personal dhe të rezultati 3:1 në minutën e 58-të.

Callum Wilson e çoi epërsinë në 4:1 kur shënoi në minutën e 77-të, pas asistimit të Barnes, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Barnes në minutat shtesë, për rezultatin përfundimtar 5:1.

Kjo është fitorja më e thellë e këtij sezoni që filloi dje, kur janë zhvilluar pothuajse gjysma e ndeshjeve.

Lajme të ngjashme