Yoro: Man Utd klubi më i madh në botë, plotësova ëndrrën
Mbrojtësi Leny Yoro thotë se ka kompletuar ëndrrën duke iu bashkuar Manchester Unitedit.
Francezi deri vonë priste kalimin te Real Madridi, mirëpo pasi e pa që skuadra madrilene nuk do të ofrojë sa Man Unitedi, atëherë zgjodhi këta të fundit.
Së fundmi, Yoro ka komentuar kalimin te “Djajtë e Kuq”, ku deklaroi se tifozët janë të pabesueshëm, ndërsa ishte ëndrra e tij të luajë për gjigantin anglez.
“Manchester Unitedi është klubi më i madh në botë. Për mua, është ëndërr që të luaj për këtë klub”.
“Tifozët këtu janë të pabesueshëm. Bisedova me Ten Hag, ai dëshiron lojtarë që duan vërtetë të fitojnë. Kur të më vendos në fushë, do të vdes për klubin”, deklaroi ai.
🔴🇫🇷 Leny Yoro: “Manchester United is the biggest club in the world. For me, it was a dream to play for this club!”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2024
“The fans here are incredible”.
“I spoke with ten Hag. He wants players who really want to win. When he puts me on the pitch, I'm ready to die for this club”. pic.twitter.com/aKREqCTxdq
Ndërkohë, Man Utd pagoi afro 70 milionë euro për francezin, ndërsa tani janë të fokusuar në nënshkrimin me Matthijs de Ligt nga Bayern Munich, ku oferta e parë prej 35 milionë euro u refuzua nga skuadra gjermane.