Ylli i Tottenhamit ka treguar se pse e largon maskën nga fytyra në disa raste - NACIONALE

Ylli i Tottenhamit ka treguar se pse e largon maskën nga fytyra në disa raste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Tottenham Hotspurit, Heung-min Son, ka treguar arsyen se pse e largon maskën nga fytyra në disa prej rasteve kur ajo e bezdis, edhe pse rrezikon që të lëndohet edhe më shumë në rast të përsëritjes së goditjes. Largimi i maskës vjen për shkak që nuk ka pamje të qartë të topit, siç thotë jug-koreani.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut pësoi një frakturë në pjesën e syrit para finales së Kupës së Botës 2022 në Katar dhe që atëherë ka bartur maskë fytyre.

Son pranon se është lodhur nga maska ​​mbrojtëse, me 30-vjeçarin që e ka hequr atë gjatë një ndeshjes së fundit kundër Aston Villas përpara se ta heqë përsëri nga koka kur shënoi një gol shumë të nevojshëm për skuadrën në Premierligë kundër Crystal Palace.

Son Heung-min Tottenham 2022-23

Son për Standard Sport ka thënë se bartja e maskës është e nevojshme por e bezdisshme. Ai ka treguar se familjarët e tij shqetësohen sa herë e shohin pa maskë mbrojtëse.

“Natyrisht, nuk është njësoj si kur luaj pa maskë. Shikimi im është ende në rregull, por kur topi vjen tek unë, ndonjëherë bëhet e bezdisshme, sepse nuk mund ta shoh topin për shkak të maskës. Nuk më shqetëson vërtet, por nuk është më e mira. Kundër Vilës, isha shumë i nervozuar, sepse mora topin dhe më pas papritmas humba topin, sepse nuk mund ta shihja. Unë thjesht isha i zemëruar.

Heung-min Son South Korea 2022 World Cup

“Nëse jam vetëm, padyshim, do të luaja pa maskë, por prindërit e mi, familja ime, miqtë e mi që shikojnë nga Koreja e Jugut janë të gjithë të shqetësuar. Natyrisht, është një rrezik nëse dikush më godet përsëri. Ata [prindërit e mi] nuk thanë që duhet ta vishje apo çfarëdo tjetër, por ne ishim duke darkuar [pas ndeshjes së Villas] dhe ata thanë, 'Ummm, çfarë ndodhi me maskën?' Natyrisht, ata janë të shqetësuar. Dhe gjithashtu fizioterapeutët dhe mjekët thanë pas ndeshjes ndaj Villas, 'Është vendimi juaj, por ju rekomandojmë që të mbani maskën', sepse rreziku është ende i lartë, kur kanë kaluar vetëm shtatë javë nga operacioni.

heung min son goal

Pasi u detyrua t'i nënshtrohet një operacioni për të rregulluar një frakturë pranë gropës së syrit, Son është i vetëdijshëm se duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme për të shmangur vuajtjen e një dëmtimi tjetër, por gjithashtu me dëshirën më të madhe do ta largonte, pasi që ajo po ndikon në paraqitjen e tij në lojë.

Son gjatë sezonit 2021/22 në Premierligë ndau çmimin e Këpucës së Artë me Mohamed Salah me 23 gola, por këtë sezon ka gjetur objektivin në vetëm gjashtë raste në të gjitha garat këtë sezon dhe do të shpresojë se goli i shënuar në ndeshjen e fundit, do t’ia lehtësojë më shumë rrugën drejt golit tani në ndeshjet e radhës.

Lajme të ngjashme