Tottenhami e nis keq vitin e ri, mposhtet nga Aston Villa
Tottenham Hotspur nuk e ka nisur aspak mirë vitin e ri 2023, kështu duke humbur në shtëpi ndaj Aston Villës me rezultat 2:0.
Trajneri spanjoll, Unai Emery, që erdhi në krye të Villas, edhe më parë kishte eksperiencë në Premierligë dhe në katër ndeshjet e zhvilluara ndaj Spurs nuk di për humbje, me tre fitore e një barazim.
Unai Emery has never lost a Premier League meeting against Tottenham in his managerial career, he's 4 games unbeaten.
— EuroFoot (@eurofootcom) January 1, 2023
Great start for the Spaniard at Aston Villa: 4 PL games, 3 wins… huge 2-0 win this afternoon. 🇪🇸📊 pic.twitter.com/Deh8sG9F4q
Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë të lojës, pasi pjesa e parë ishte shumë e mangët për nga rastet e krijuara.
Djemtë e udhëhequr nga Antonio Conte kishin dominimin në posedimin e topit por në 90 minuta ndeshje krijuan vetëm dy raste shënimi, të dyja në pjesën e parë dhe asnjë në të dytën.
Emiliano Buendia i Aston Villës, shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 50-të, pas asistimit të Ollie Watkins.
23 minuta më pas u dyfishua epërsia. Kësaj radhe shënoi Douglas Luis pas asistimit të John McGinn në minutën e 73-të për 2:0.
Ky gol ia preu këmbët Tottenhamit, të cilët ishin të pafuqishëm për të krijuar të paktën një rast shënimi në pjesën e dytë, për të rrezikuar portën e Robin Olsen.
Me rezultatin 2:0 përfundoi ky takim dhe Tottenhami vazhdon të mbetët në pozitën e pestë me 30 pikë pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, por tani i rrezikohet vendi nga Liverpool i vendit të gjashtë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Aston Villa në po aq ndeshje mban pozitën e 12-të në Premierligë.
Përmbledhja nga ndeshja Tottenham Hotspur - Aston Villa: