Ylli i ri i Real Madridit dëshiron që klubi ta transferojë Kylian Mbappen - NACIONALE

Ylli i ri i Real Madridit dëshiron që klubi ta transferojë Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi më i ri i Real Madridit Endrick e ka pranuar se do të donte të luante me Kylian Mbappen duke i dhënë kurajë klubit për të nënshkruar me më shumë yje.

Braziliani nënshkroi me “Los Blancos” në vitin 2022, por që e ka të obligueshme qëndrimin te Palmeiras deri t’i mbushë 18 vjet pra së paku deri në korrikun e vitit 2024.

Në një intervistë për “TNT Sports”, Endrick është pyetur për mundësinë që Real Madrid ta transferojë edhe Kylian Mbappen.

Do të ishte e mrekullueshme që të luaj me të. Jam mbështetës i Real Madridit, prandaj sa më shumë yje aq më mirë. Do të ishte transferim fantastik”.

Endrick gjithashtu tregoi se nuk i intereson numri në fanellë mjafton që ta veshë fanellën galaktike.

Nuk është e rëndësishme. E di që do ta mbaj fanellën që vjen më shumë presion. Do të punoj pavarësisht numrit që kam. Vinicius nisi me 28, pastaj 25, më vonë 20 dhe tani 7, që vjen me përgjegjësi të madhe”.

Bisedova me Rodrygon dhe Vinicius, kur erdhën në shtëpi këtë verë. Kishim pak mundësi për të diskutuar dhe Vinicius më shpjegoi si shkojnë gjërat në Spanjë. Kur flisnin e mendoja vetën aty, por mundohesha të mos mendoja shumë”.

E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë në dyshime, derisa së fundmi u raportua se francezi preferon të mos rinovojë që t’i bashkohet Real Madridit si agjent i lirë.

Lajme të ngjashme