Ylli i Real Madridit për gjashtë javë jashtë fushës, pritet ta humbë ndeshjen hapëse ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Ylli i Real Madridit për gjashtë javë jashtë fushës, pritet ta humbë ndeshjen hapëse ndaj Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka konfirmuar se mbrojtësi Lucas Vazquez ka pësuar një lëndim të kyçit të këmbës gjatë fitores ndaj Valencias në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

31-vjecari ka zhvilluar 15 paraqitje për Realin këtë edicion, por u zëvendësua në minutën e 68-të shkaku i lëndimit.

"Duke ndjekur testet mbrojtësi Lucas Vazquez është diagnostikuar me lëndim të kyçit të këmbës. Progresi i tij do të monitorohet", thuhej në komunikatën e klubit madrilen.

Sipas gazetarit Jorge Picon, Vazquez do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme, që nënkupton se do ta humbet ndeshjen e parë të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.

Mbrojtësi Alvaro Odriozola gjithashtu ka pasur probleme këtë edicion, me Dani Carvajal që mbetet shpresa e fundit e "Los Blancos".

Vazquez ka zhvilluar 10 ndeshje në La Liga këtë edicion, derisa shtoi edhe tre tjera në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Spanjolli që një kohë është i lidhur me largimin nga Reali, derisa tani ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës.

Real Madrid momentalisht është edhe pa David Alaba dhe Aurelien Tchouameni, të cilët qëndruan në Spanjë shkaku i lëndimeve.

Real Madrid nesër (e diele) do ta zhvillojë finalen kundër Barcelonës, derisa javën tjetër përballet me Villarrealin në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit para se të udhëtojë te Athletic Bilbao për La Liga.

Lajme të ngjashme