Ylli i Real Madridit kërkon falje që e shikoi një ndeshje basketbolli, e jo skuadrën e vet - NACIONALE

Ylli i Real Madridit kërkon falje që e shikoi një ndeshje basketbolli, e jo skuadrën e vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i lënduar i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka kërkuar falje që kishte shkuar në Paris për ta shikuar një ndeshje të NBA-së të enjten, në të njëjtën kohë kur ekipi i tij po përballej me Villarrealin në Kupën e Mbretit.

Përfaqësuesi i Francës, i cili po vuan nga një lëndim në pulpën e këmbës, u pa në Accor Arena në Paris duke e shikuar ndeshjen e NBA-së mes Chicago Bulls dhe Detroit Pistons.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi po luante në një të tetën e finales së Kupës së Mbretit kundër Villarrealit në El Madrigal.

Madridi kaloi në çerekfinale falë një fitoreje madhështore me rikthim nga 2:0 në 3:2.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Tchouameni i kërkoi falje klubit dhe bashkëlojtarëve që nuk ishte i pranishëm për t’i mbështetur.

I kërkoj falje klubit tim, stafit të trajnerëve, bashkëlojtarëve të mi dhe tifozëve madridista që shkova në një ngjarje në të njëjtën kohë kur ne kishim një ndeshje të rëndësishme në kupë. Tërë kohën kam vëzhguar se çfarë po ndodhte në Villarreal, por nuk e kam bërë gjënë e duhur. Kërkoj falje”, shkroi Tchouameni.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Tchouamenit, Rodrygo, u kritikua ashpër dhe u qortua nga trajneri Carlo Ancelotti, për shkak të sjelljes së pahijshme pasi u zëvendësua gjatë fitores.

Anësori brazilian nuk ia zgjati dorën trajnerit dhe kjo nuk kaloi nuk i pëlqeu aspak Ancelottit, i cili ia bëri me dije menjëherë atij.

Ancelotti ishte i tërbuar dhe u pa duke e qortuar për disa minuta Rodrygon: “Ti mua më përshëndet”.

Duke folur në konferencë për media pas ndeshjes, Ancelotti e pranoi se e kishte qortuar Rodrygon por u mundua të mos i jep rëndësi këtij incidenti.

I thashë atij të mos harrojë të ma zgjasë dorën kur e zëvendësoj. Mendoj se ai harroi”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme