Pamje: Ancelotti shpërthen ndaj lojtarit të vet dhe ia ngre gishtin: Ti më përshëndet mua - NACIONALE

Pamje: Ancelotti shpërthen ndaj lojtarit të vet dhe ia ngre gishtin: Ti më përshëndet mua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti u zemërua me lojtarin e vet Rodrygo, i cili nuk ia kishte zgjatur dorën për ta përshëndetur gjatë fitores së Real Madridit me rikthim 3:2 kundër Villarrealit të enjten në Kupën e Mbretit.

Rodrygos nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit të vet Ancelotti për ta zëvendësuar në pjesën e dytë dhe këtë e shfaqi rrugës jashtë fushës dhe drejt stolit.

Anësori brazilian nuk ia zgjati dorën trajnerit dhe kjo nuk kaloi nuk i pëlqeu aspak Ancelottit, i cili ia bëri me dije menjëherë atij.

Ancelotti ishte i tërbuar dhe u pa duke e qortuar për disa minuta Rodrygon: “Ti mua më përshëndet”.

Duke folur në konferencë për media pas ndeshjes, Ancelotti e pranoi se e kishte qortuar Rodrygon por u mundua të mos i jep rëndësi këtij incidenti.

I thashë atij të mos harrojë të ma zgjasë dorën kur e zëvendësoj. Mendoj se ai harroi”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Vendimi i Ancelottit për ta zëvendësuar brazilianin me mesfushorin spanjoll Dani Ceballos doli të ishte tejet i qëlluar, pasi ky i fundit luajti rol kyç në triumfin e Madridit kundër Villarrealit në Kupën e Mbretit.

Përveç ndikimit në fushë, Ceballos e shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores që ia siguroi Madridit kalimin në çerekfinale të kësaj gare.

Ne nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por ekipi tregoi karakter në pjesën e dytë. Ne luftuam për gjithçka dhe e ndryshuan lojën”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme