Ylli i Premierligës bëhet lojtari i parë në rehabilitim shkaku i varësisë nga gazi i të qeshurës
Një lojtar i Premierligës është pranuar në rehabilitim pasi u bë i varur nga gazi i të qeshurës, kështu së paku raportojnë mediat britanike.
Edhe pse emri ende s’është bërë i ditur, lojtari thuhet se ka pranuar të trajtohet në qendrën mjekësore për një varësi nga substanca, e njohur si oksid i azotit pas shqetësimeve të anëtarëve të familjes.
Sipas “The Sun”, policia ka bërë një kontroll dhe ka gjetur dhjetëra bombola në një makinë ku lojtari ishte pasagjer pavarësisht që s’është përcaktuar se kujt i përkisnin.
“Lojtarit i është thënë se nëse dëshiron ta shpëton karrierën, duhej të shkonte në qendër të specializuar rezidenciale dhe të merrte ndihmë”.
“Ai në thelb po i nënshtrohet detoksifikimit në të njëjtën mënyrë që do të bënit nëse do të ishit të lidhur me alkoolin ose ndonjë lloj tjetër droge”, tha një burim për gazetën britanike.
Gazi i qeshur u ndalua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin e kaluar, ku ata që vazhdojnë ta marrin do të përballen edhe me burg deri në dy vite.
Midis viteve 2001 dhe 2020 ka pasur 56 vdekje nga gazi i qeshur në Angli dhe Uells.
Disa lojtarë të Premierligës janë kapur më parë duke përdorur gaz për të qeshur gjatë netëve jashtë, gjë që shihet si një problem në rritje mes futbollistëve profesionistë.
“Ai është futbollisti i parë i Premierligës që trajtohet për varësinë ndaj oksidit të azotit, por, duke pasur parasysh se sa i përhapur është përdorimi i tij në mesin e lojtarëve, nuk ka gjasa që ai të jetë i fundit”, shtoi burimi për "Sun".