Ylli i Manchester Unitedit ia kushtoi golin djalit të tij që pritet të lindë së shpejti - NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit ia kushtoi golin djalit të tij që pritet të lindë së shpejti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho ia kushtoi golin e tij kundër Wolves djalit të tij të pa lindur, ndërsa partneri i tij e shikonte në Old Trafford.

Garnacho shënoi në kohën shtesë në fitoren 2:0 të shtunën. 18-vjeçari ka festuar duke vendosur topin nën fanellë dhe duke thithur gishtin e madh në një lëvizje me kokë për djalin e tij. Garnacho njoftoi më 30 prill se së shpejti do të bëhet baba.

“Unë e dua futbollin, të pres Enzo”, ka shkruar ai në Instagram.

Partnerja e tij, Eva Garcia, e cila mori pjesë në ndeshje, ka komentuar në postimin e tij në Instagram: “Dashuria ime, Enzo dhe unë të duam shumë”.

Garnacho doli nga bankina në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Wolves, duke shënuar golin e tij të tretë në Premierligë këtë sezon dhe golin e sigurisë në ndeshjen e sotme.

Alexander Garnacho Manchester United 2022-2

Argjentinasi do të shpresojë të paraqitet përsëri kur United të përballet me Bournemouth në Premierligë më 20 maj, me djajtë e kuq që janë në përpjekje për të mbajtur njërën nga pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme