Ylli i Man Unitedit e filmon veten duke vozitur ilegalisht në rrjetin social
Ylli i Manchester Unitedit, Antony, filmoi veten duke vozitur me Lamborghinin e tij prej 400 mijë eurosh në një autostradë, përpara se të fshinte me shpejtësi pamjet e telefonit pasi e kishte postuar atë në rrjetet sociale fillimisht.
22-vjeçari doli me një Lamborghini Aventador LP 780-4 Ultimate krejt të re për të festuar përfshirjen e tij në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës muajin e kaluar.

Nuk është ende e qartë pse braziliani e ka fshirë videon, por mund të jetë për shkak se është e paligjshme përdorimi i celularit gjatë vozitjes.
Pamjet që u ngarkuan në llogarinë e tij në Instagram tregojnë Antonin duke vozitur përgjatë një autostrade ndërsa fokusohet në orën e tij dhe logon e Lamborghinit në timonin e tij.
Edhe pse është fshirë nga llogaria e tij, pamjet janë shpërndarë nga të tjerët.
Ish-ylli i Ajaxit është rikthyer së fundmi nga Katari, pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Brazilit që u eliminua në çerekfinale nga Kroacia me penallti.
Antony nuk u shfaq shumë për Brazilin në Katar dhe në një moment fajësoi ajrin e kondicionuar në stadium për sëmundjen e tij.

Në fakt, ndeshja e vetme që filloi anësori ishte kundër Kamerunit në të cilën skuadra e Tites humbi 1-0 në kuadër të grupeve, pasi kishte siguruar kualifikimin tutje.
Tite, i cili dha dorëheqjen vetëm dy orë pasi Brazili u eliminua, favorizoi Raphinhan dhe Vinicius Jr në krahë përpara Antonyt.

Antony tani do ta kthejë vëmendjen e tij te futbolli i klubeve, me Manchester United që rikthehet në aksion në Premierligë më 27 dhjetor kundër Nottingham Forest.
