Antony: Ajri i kondicionuar në stadiumet e Kupës së Botës në Katar po shkakton sëmundje
Anësori i Manchester Unitedit, Antony thotë se ajri i kondicionuar në stadiumet e Kupës së Botës në Katar është duke shkaktuar sëmundje tek ai dhe disa bashkëlojtarë të tjerë të Brazilit
Disa stadiume në Katar u ndërtuan me sisteme ajri të kondicionuar për të përballuar nxehtësinë gjatë turneut.
Kondicioneri funksionon nëpërmjet një sërë grykash rreth skajit të fushës që nxjerrin ajrin e ftohtë në kënde të ndryshme dhe me shpejtësi të ndryshme për të mbuluar sa më shumë hapësirën e lojës.
Në tribuna, më shumë grykë poshtë sediljeve ftohin ajrin për spektatorët.
E sipas Antony, i cili humbi dy nga seancat stërvitore të Brazilit gjatë Kupës së Botës, ajri i kondicionuar në stadium ka pasur ndikim në shëndetin e tij dhe bashkëlojtarëve të tjerë.
Duke folur për gjendjen e tij, Antony për "ESPN Brazil" tha: "Ishte paksa e vështirë. Përfundova me një ndjenjë të keqe aty për disa ditë që më komplikoi pak".
"Jam duke u shëruar mirë dhe duke u bërë gati 100 për qind. Ishte më shumë si një sëmundje. Mendoj se erdhi nga ajri kondicioner në stadiume".
"Jo vetëm tek unë por edhe lojtarët e tjerë gjithashtu kishin ftohje. Është vështirë që unë të sëmurëm, por jam i lumtur të jem pjesë e rëndësishme e skuadrës. Kurdo që ju nevojitet Antony, unë jam gati", deklaroi ai.
Sëmundja e ajrit të kondicionuar ndodh kur ka ajrim të dobët brenda një ndërtese specifike dhe nëse ka ndotës, si bakteret, brenda asaj zone. Ajri i kondicionuar ndihmon në përhapjen e ndotësve, duke shkaktuar simptoma të lidhura me viruset që shkaktojnë të ftohtin.
Antony u fut në lojë si zëvendësues gjatë fitores 1-0 të Brazilit ndaj Zvicrës që i pa ata të kualifikoheshin në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Brazili do të luajë me Kamerunin në ndeshjen e fundit të Grupit G këtë të premte.