Ylli i Man Unitedit i zemëruar me Ten Hag, konsideron largimin gjatë janarit
Talenti i Manchester Unitedit, Anthony Elanga është i zemëruar me trajnerin Erik ten Hag prandaj po e konsideron të ardhmen me disa klube nga Premierliga të interesuar.
20-vjeçari ra në sy falë paraqitjeve të mira nën urdhrat e Ralf Rangnick edicionin e kaluar, sidoqoftë këtë edicion nuk ka arritur ta dëshmojë kualitetin.
Suedezi nënshkroi kontratë afatgjatë 12 muaj më parë, por e ardhmja e tij është mjaft e pasigurt, pavarësisht që Ten Hag nuk ka opsione të shumta në sulm.
Me Cristiano Ronaldon tani që nuk është më pjesë e skuadrës dhe Jadon Sancho që vazhdon të mungojë, Elanga ndoshta do të ketë rastin të tregojë vetën.

Mirëpo, meqenëse Ten Hag po dëshiron një tjetër sulmues në janar - Elanga po konsideron largimin në formë huazimi.
Man United e ka bërë prioritet nënshkrimin me yllin e PSV-së, Cody Gakpo dhe po e shqyrtojnë mundësinë e huazimi të Joao Felix nga Atletico Madrid.
Sipas "Daily Mail", Man United ende nuk ka marrë asnjë vendim për Elangan, por Everton ka shprehur interesim mjaft seriozë.
Pasi morën në huazim Donny van de Beek edicionin e kaluar, që nuk ishte i suksesshëm tani skuadra e Frank Lampard dëshiron ta provojë fatin me Elangan.
Momentalisht Everton është në një situatë mjaftë të keqe sidomos pas humbjes së sotme ndaj Wolves, ku pësuan në kohën shtesë.
