Cody Gakpo "ëndërron" kalimin te Man United - NACIONALE

Cody Gakpo "ëndërron" kalimin te Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cody Gakpo është mjaft i interesuar që t'i bashkohet Manchester Unitedit, të cilët duhet të paguajnë rreth 50 milionë dollarë për talentin holandez.

23-vjeçaru kaloi një turne fantastik në Katar duke shënuar tre herë për kombëtaren e Holandës, që ndikoi në rritjen e vlerës së kartonit të tij.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka konfirmuar se Man United mund të paguajë rreth 50 milionë funte për të nënshkruar me anësorin e PSV-së, i cili kishte dëshirë t'i bashkohet klubit më herët në verë.

Duke shkruar në rrjetin social të tij në "Tëitter", Romano tregoi se Gakpo ende nuk e ka ndryshuar mendjen për kalimin në "Old Trafford".

"Cody Gakpo nuk e ka ndryshuar mendjen për kalimin te Manchester United. Ai dëshironte t'i bashkohej në verë dhe kjo vazhdon të jetë cështja, diskutimet me agjentët e tij ishin gjithnjë pozitive".

"Tani varet nga Manchester United, koha për të vendosur nëse duhet të investojnë 55/60 milionë euro".

Në të kaluarën ka pasur diskutime që Man United është i gatshëm të ofrojë 43 milionë funte për lojtarin, por tani situata ka ndryshuar.

Man United vazhdon të jetë duke vlerësuar të gjithë situatën në afatin kalimtar meqenëse kanë nevojë për një sulmues pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Në intervistën tronditëse Ronaldo reagoi keq për klubin anglez, disa legjenda dhe trajner Erik ten Hag, për këtë të fundit theksoi haptas se nuk ka fare respekt.

Gakpo për klubin Eredevise ka bërë 159 paraqitje duke pasur rekord mbresëlënës prej 55 golash dhe 50 asistimesh.

Ai gjithashtu fitoi çmimin e futbollistit holandez të vitit sezonin e kaluar, duke shënuar 23 gola mbresëlënës në 47 ndeshje për ekipin e tij, ndërsa bëri pesë paraqitje për Holandën gjatë fushatës së tyre në Kupën e Botës, duke shënuar në të tre ndeshjet e tyre në grup kundër Senegalit, Ekuatorit dhe Katarit.

Lajme të ngjashme