Ylli i Lazios lëshohet nga spitali dy ditë pas aksidentit me veturë - NACIONALE

Ylli i Lazios lëshohet nga spitali dy ditë pas aksidentit me veturë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Italisë dhe Lazios, Ciro Immobile, është liruar nga spitali dy ditë pas një aksidenti me veturën e tij, ku u përplas me një tramvaj në afërsi të stadiumit Olimpico.

Ngjarja ndodhi në Romë të dielën, me Immobile duke vozitur dy vajzat e tij nëpër rrugët e qytetit.

Si lojtari ashtu edhe shoferi i tramvajit këmbëngulin se u është dhënë drita jeshile për të kaluar, kështu që një hetim po përpiqet të zbulojë se çfarë shkoi keq për të shkaktuar këtë aksident.

Immobile ka dalë nga spitali Gemelli në Romë, ku u diagnostikua me një frakturë e përbërë në brinjën e 11-të.

Sipas Radio Radio, Immobile vendosi të qëndrojë në spital edhe për disa orë të tjera edhe pasi u lirua, pasi vajza e tij 10-vjeçare Michela mbahet ende për vëzhgim.

Ajo pësoi mavijosje në mëlçi dhe kjo po shkakton disa shqetësime të tjera.

Në makinë ishte edhe motra e saj, Giorgia tetëvjeçare, e cila është dërguar në shtëpi me një jakë mbrojtëse në qafë.

Immobile po kalon sezon mjaft të mirë me skuadrën e tij, Lazio këtë sezon, duke qenë të dytit në renditjen tabelore, por mungesa e tij në ndeshjet e ardhshme për skuadrën mund të jetë një problem i madh, nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme