Ylli i Interit merr masa ligjore pasi u përmend në skandalin e basteve - NACIONALE

Ylli i Interit merr masa ligjore pasi u përmend në skandalin e basteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Interit dhe Kombëtares së Italisë, Nicolo Barella, ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ligjore, pasi Maurizio Petra, burim i supozuar i Fabriozio Coronas, ka thënë se mesfushori zikaltër është i përfshirë në skandalin e basteve që ka kapluar futbollin italian.

Petra, xhaxhai i ish-mbrojtësit të Interit, Antonio Esposito, është shfaqur si burimi i dyshuar i Coronës, i cili ishte i pari që zbuloi përfshirjen e Nicolò Fagiolit, Sandro Tonali dhe Nicolò Fagioli në një hetim bastesh nga prokurorët e Torinos dhe FIGC.

Sidoqoftë, kolumnisti i thashethemeve përmendi edhe lojtarë të tjerë, duke përfshirë Federico Gatti, Nicola Zalewski, Stephan El Shaarawy dhe Nicolò Casale. Jo vetëm që të gjithë këta lojtarë nuk janë nën hetim, por shumë do të padisin edhe Coronan për shpifje.

Petra, i cili ishte shfaqur në disa video me Coronan ndërsa diskutonte për përfshirjen e lojtarëve të Serisë A-së në skandal, lëshoi ​​një intervistë me gazetën italiane La Verità të premten, duke thënë se Barella ishte në mesin e atyre që luanin kumar në futboll.

Ylli i zikaltërve dhe Italisë ka reaguar me zemërim në rrjetet sociale me dy story në Instagram.

Ai së pari fajësoi La Veritàn duke shkruar: “Nga një gazetë e quajtur E vërteta, do të prisja më shumë besueshmëri, e vetmja e vërtetë është se ju jeni klloun”.

26-vjeçari shtoi: “Kam qëndruar i heshtur për një kohë të gjatë, pavarësisht gjithçka që kam lexuar për mua. Nuk më ka pëlqyer kurrë kumari, e lëre më bastet (sidomos në punën time). E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat dhe familjen time nga ky m**. Kjo është arsyeja pse unë do të ndërmarr veprime ligjore nga sot.”

Lajme të ngjashme