Zyrtare: Ylli i Juventusit suspendohet për shtatë muaj shkaku që luajti kumar - NACIONALE

Zyrtare: Ylli i Juventusit suspendohet për shtatë muaj shkaku që luajti kumar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Juventusit Nicolo Fagioli zyrtarisht është pezulluar për shtatë muaj shkaku që luajti bastore, duke pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë duke përfshirë terapinë për varësinë nga kumari dhe duke ndihmuar të tjerët që të shmangin një fat të ngjashëm.

22-vjeçari mori çdo hap të mundshëm për të zbutur dënimin, duke përfshirë dorëzimin tek autoritetet kur pranoi se kishte një problem.

Ai bashkëpunoi plotësisht me prokurorin dhe ofroi prova, por ndërkohë pavarësisht që vinte baste për ndeshjet e futbollit, ato kurrë nuk përfshinin skuadrat.

Një deklaratë u lëshua nga Federata Italiane (FIGC) këtë pasdite duke konfirmuar se ndalimi fillimisht do të ishte 12 muaj, por u zvogëlua nga pesë në shtatë me disa kushte.

Këto janë që Fagioli duhet të ndjekë trajtimin për varësinë nga bixhozi për të paktën gjashtë muaj.

Ai gjithashtu duhet të bëjë të paktën 10 paraqitje publike gjatë pesë muajve në të cilat shpjegon situatën dhe ndihmon të tjerët ose të shmangin rënien në grackën e lojërave të fatit ose të ndihmojnë në shërimin e tyre nga varësia ndaj kumarit.

Efektivisht, është ende ‘formalisht’ një ndalim 12-mujor, por pesë prej tyre do të mbulohen nga alternativat e trajtimit dhe daljeve publike.

Fagioli përballet gjithashtu me një gjobë prej 12 mijë e 500 eurove për shkeljen e nenit 24 të kodit të drejtësisë sportive, i cili ndalon bastet në ngjarjet e futbollit të organizuara nga FIGC, UEFA ose FIFA.

Lajme të ngjashme