Ylli i Aston Villës i kalon testet mjekësore te Juventusi, së shpejti zyrtarizimi
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, ylli i Aston Villës, Douglas Luiz, tashmë i ka kaluar testet mjekësore te Juventusi në ShBA, dhe Zonja e Vjetër do ta zyrtarizojë lojtarin gjatë ditëve të fundjavës.
Juventus dhe Aston Villa janë në prag të përfundimit të një marrëveshje që përfshin tre lojtarë.
Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling-Junior do të transferohen në Aston Villa në këmbim të Douglas Luiz dhe 25 milionë euro për klubin anglez.
Luiz ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Juventusi
Barrenechea dhe Iling-Junior kanë përfunduar tashmë testet mjekësore me Aston Villa.
E njëjta gjë vlen edhe për Douglas Luiz, i cili iu nënshtrua pjesës së parë të kontrollit mjekësor me Juventusin në ShBA, ku aktualisht luan për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës.
Sipas Agresti, Juventus do të njoftojë nënshkrimin e Douglas Luiz deri në fundjavë.
Douglas Luiz dhe portieri i Monzas, Michele Di Gregorio janë nënshkrimet e para të Juventusit në epokën e Thiago Mottas.
Douglas Luiz, 26 vjeç, e përfundoi sezonin 2023-24 me dhjetë gola dhe dhjetë asistime në 53 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villan.
Iling-Junior bëri 27 paraqitje me Juventusin, duke shënuar një gol, ndërsa Barrenechea e kaloi sezonin e fundit si huazim te Frosinone.