Ylli i Arsenalit thotë se uniteti është prapa sukseseve të skuadrës - NACIONALE

Ylli i Arsenalit thotë se uniteti është prapa sukseseve të skuadrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arsenalit, Benjamin White, beson se uniteti brenda dhomës së zhveshjes është çelësi kryesor i suksesit të topçinjve në Premierligë në këtë sezon, ku ata prijnë me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Arsenali mundi Tottenhamin 2:0 të dielën në derbin e skuadrave të Londrës, për të rritur epërsinë e tyre në krye të tabelës në tetë pikë dhe për të zgjatur ecurinë e tyre, të skuadrës së pamposhtur në tetë ndeshje në të gjitha garat.

Ben White Arsenal Tottenham 2022-23

Mbrojtësi anglez i gjithanshëm, White, beson se atmosfera në dhomën e zhveshjes ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën e tyre të shkëlqyer deri më tani.

"Për mua është thjesht të mësosh ndërsa ecim kaq mirë dhe nuk dalim nga vetja. Ne e dimë se është një sezon i gjatë. Sot është e gjitha për të shijuar momentin," tha ai për Viaplay .

Saliba-Arsenal-2023

"Ne jemi vërtet me fat se me kë rrethohemi këtu. Ata që kanë ardhur këtë vit kanë qenë absolutisht të shkëlqyer dhe i kanë dhënë shumë skuadrës... Unë mendoj se ne jemi të gjithë shokë, jemi çdo ditë bashkë dhe ne po e shijojmë këtë moment, kështu që na ndihmon jashtëzakonisht shumë."

Martin Odegaard Arsenal 2022-23

Arsenali tani është favorit për të fituar Premierligën për shkak të formës së shkëlqyer këtë sezon, pasi ka humbur vetëm një herë në ligën angleze deri më tani këtë sezon në 18 ndeshe të zhvilluara.

Ben White Arsenal 2022

White dhe bashkëlojtarët e tij, janë sërish në aksion të dielën kur do të përballen me Manchester United, sërish në një derbi të madh, me djajtë e kuq që po kalojnë nëpër momente shumë të mira.

Lajme të ngjashme