"Emirates" me pamje të re, Arsenali vendos edhe flamurin e Kosovës - NACIONALE

"Emirates" me pamje të re, Arsenali vendos edhe flamurin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faqja zyrtare e Arsenalit në rrjetet sociale ka prezantuar pamjen e re se si do të duket nga jashtë "Emirates", ku shihen flamuj të ndryshëm shtetesh me mbishkrimin e klubit, gjegjësisht “Arsenal”. Në mesin e tyre është edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së sotme Arsenali në rrjetet sociale prezantoi një pamje të re sa i përket një vepre arti në “Emirates”. Në vazhdën e shumë emrave të shteteve të shoqëruar me simbolet respektive, aty ishte edhe ai i shtetit kosovar.

“Kosovo – Arsenal”, shkruhet në mesin e flamurit të Republikës së Kosovës, që është vendosur krahas shumë të tjerëve në këtë punim arti.

Pra, shumë shpejt pjesa e jashtme e stadiumit “Emirates” do ta marrë një pamje të tillë. Një dizajn i gjithi që ka për qëllim transmetimin e një respekti të madh që gëzon klubi për miliona tifozë të vet, të cilët gjendën në çdo kënd të botës.

Natyrisht, të shumtë janë edhe në Kosovë dhe fakti që do të jetë edhe simboli i shtetit të Kosovës i përfshirë aty, është një gjest i mirë qoftë për tifozët e Arsenalit në Kosovë, ashtu edhe për të gjithë vendin tonë.

Duhet kujtuar gjithashtu faktin se komuniteti i tifozëve nga Kosova është edhe zyrtarisht i pranuar nga Arsenali tani e disa vjet.

“Topçinjtë” po kalojnë në formë të mahnitshme gjatë këtij sezoni në Premierligë. Ata me plot meritë udhëheqin në kampionat me pesë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, pas një ecurie për çdo lëvdatë që kanë treguar gjatë tërë sezonit, përkundër disa mungesave dhe problemeve tjera që janë shfaqur me kalimin e kohës.

Lajme të ngjashme