Hakmarrja e Arsenalit - Topçinjtë shpresojnë ta mposhtin Chelsean për yllin anglez
Pasi nuk arriti ta transferonte yllin ukrainas, Mykhailo Mudryk, Arsenali tani do të tentojë shanset e saj për të blerë yllin e Kombëtares angleze, Declan Rice, por në afatin kalimtar veror dhe sërish në garë është me rivalin e qytetit, Chelsean, që ia mori dëshirën e vetme të afatit kalimtar dimëror.
Mediumi britanik, The Times raporton se topçinjtë po e bëjnë nënshkrimin e anglezit prioritetin e tyre kryesor për afatin kalimtar të verës, ndërsa Chelsea dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për një kohë të gjatë dhe janë ende në garë për të nënshkruar me atë.

Arsenali është në krye të Ligës Premier dhe janë në rrugën e drejt për të fituar titullin këtë sezon pasi janë tetë pikë para kampionit në fuqi, Manchester City. Nëse skuadra e Mikel Artetës vazhdon me paraqitjet e mira dhe ngre trofeun në fund të sezonit, ata besojnë se kjo do të rrisë shpresat e tyre për të joshur Rice për të ardhur në veri të Londrës, me Chelsean në vendin e 10-të dhe në rrezik për të humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

West Hami mund të jetë e detyruar ta shesë 24-vjeçarin këtë verë pasi kontrata e tij është caktuar të skadojë në vitin 2024. Megjithatë, Arsenalit mund t'i duhet të paguajë deri në 90 milionë euro për ta blerë atë në fund të sezonit. Topçinjtë me çdo mundësi do të kërkojnë për të sjellë Rice, në mënyrë që mos mposhten sërish nga Chelsea në një lojtar të synuar, pasi rivalët e tyre londinez i mundën ata për nënshkrimin prej 100 milionë eurosh të Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk.

Skuadra e Artetës do të shpresojë të ruajë epërsinë prej tetë pikësh në krye të Premierligës kur të përballet me Manchester Unitedin të dielën, me djajtë e kuq që janë duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme.

