Ylli i Argjentinës flet për kthimin Messit nga lëndimi: “Me të në fushë gjithçka dhe gjithmonë është më mirë” - NACIONALE

Ylli i Argjentinës flet për kthimin Messit nga lëndimi: “Me të në fushë gjithçka dhe gjithmonë është më mirë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka thënë Lionel Messi ju mungon gjithmonë kur nuk është në dispozicion të skuadrës për shkak të lëndimeve, duke shtuar se me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, gjithçka dhe gjithmonë është më mirë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Bolivisë në muajin shtator, pasi pësoi një lëndim. Ai u kufizua në vetëm 72 minuta lojë për Inter Miamin gjatë shtatorit dhe tetorit, ndërsa dje luajti nga minuta e 53-të.

Lionel Messi Argentina 2023

Messi u mbajt në stol për 53 minuta në një takim me Paraguain, por bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa goditi shtyllën në dy raste dhe u ngatërrua me Antonio Sanabria – i cili e pështyu – në një fitore të vështirë 1:0 për Fituesit e Kupës së Botës 2022.

De Paul, i cili është një mik i ngushtë i lojtarit më të madh të të gjitha kohërave, është i kënaqur që ka parë Messin të kthehet përkrah tij, duke treguar për TyC Sports se si 36-vjeçari e bën jetën më të lehtë për të gjithë kur është në fushë: “Megjithëse ne luajmë në një nivel shumë të lartë, gjithmonë na mungon, ne duam ta kemi gjithmonë brenda skuadrës. Shpresoj që ai të kthehet në ndeshjen tjetër sepse me të gjithçka është gjithmonë më mirë. Për mua është kënaqësi të kthehem dhe ta shoh atë në fushë.”

Lionel Messi Argentina Paraguay 2023

Argjentina, e cila qëndron në krye të tabelës së kualifikimeve të CONMEBOL pasi ka marrë pikët maksimale nga tre ndeshje kualifikuese deri më tani, do të rikthehet në aksion të martën e ardhshme kundër Perusë – ende nuk është përcaktuar nëse Messi do të luajë një rol më të rëndësishëm në atë ndeshje, apo do të hyjë sërish si zëvendësues.

Lajme të ngjashme