Portieri i Argjentinës vendos rekord të jashtëzakonshëm me ekipin kombëtar
Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, ka thyer një rekord me ekipin kombëtar, me fitoren 1:0 të arritur në orët e para të mëngjesit ndaj Paraguait.
Martinez u paraqit për Argjentinën të enjten mbrëma, duke regjistruar ndeshjen e tij të shtatë radhazi që kur fitoi Kupën e Botës FIFA 2022 në dhjetor, pa pranuar gol. Rekordi i 609 minutave është një rekord i ri i kombëtares, dhe shumë mbresëlënës.

"Ai vazhdon të shkruajë historinë me rekordet e tij. Shpresoj që të mos mbarojë kurrë," tha shoku i skuadrës Rodrigo De Paul pas lojës në paraqitjen e mirë nga Martinez.
Argjentina është në krye të grupit të saj në kualifikimet e Kupës së Botës me tri fitore nga tre ndeshje, me kampionët e botës që duken sërish në formë të lartë. Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse, është se Lionel Messi ishte në gjendje të hynte nga bankina për La Albiceleste në fitoren ndaj Paraguait, ndërsa humbi fare fitoren ndaj Bolivisë.

Skuadra e Lionel Scalonit rikthehet në aksion të martën kundër Perusë në një raund tjetër kualifikues të Kupës së Botës.