Ylli i Anglisë: Nuk nevojitet alkooli për të krijuar atmosferë të mirë
Ylli i Anglisë, Eric Dier, thotë se alkooli nuk është i nevojshëm "për të krijuar një atmosferë të mrekullueshme" pasi FIFA njoftoi ndalimin e alkoolit në minutën e fundit, brenda dhe rreth stadiumeve ku zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës.
FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut në Katar.
Alkooli ishte vendosur të shërbehej "në zona të caktuara brenda stadiumeve", pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësishtë në vendin mysliman.
"Unë do të doja të mendoj se ju mund të kënaqeni me ose pa alkool," tha Dier të shtunën.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2017/11/09/2207225-46044815-2560-1440.jpg)
Varet nga ne si ekip dhe çdo skuadër në turne që të sjellim futboll të mirë, futboll emocionues dhe kjo është ajo që do të krijojë një atmosferë të mrekullueshme në stadiume”.
Njerëzit në zonat e organizuara për tifozë larg stadiumeve, gjatë turneut do të jenë ende në gjendje të blejnë alkool.
Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari nikoqir luan ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit.

Në konferencën për shtyp të shtunën, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha: "Unë mendoj se nëse, për tre ose katër orë në ditë, nuk mund të pini një birrë, do të mbijetoni".
Dier shtoi: “Lojtarët dhe tifozët ushqehen me njëri-tjetrin dhe ne duhet të jemi ata që do ta iniciojmë këtë me futboll të mirë. Futbolli është gjëja themelore në krijimin e atij ambienti”.
Kupa e Botës fillon më 20 nëntor, pra nesër, ku në plan është vetëm ndeshja hapëse, për të vazhduar më pas ditët në vazhdim deri më 18 dhjetor kur është finalja e madhe.

Anglia fillon fushatën e saj kundër Iranit të hënën në orën 14:00, ndërsa në grup gjendet së bashku edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.
Tre luanët e kanë fituar vetëm një herë në 21 Botëroret e zhvilluara deri më tani, në vitin e largët 1966.

