Dy ditë pa nisur Botërori, ndalohet birra në stadiumet e Katarit - NACIONALE

Dy ditë pa nisur Botërori, ndalohet birra në stadiumet e Katarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FIFA ka konfirmuar se alkooli do të jetë i ndaluar për tifozët në Kupën e Botës, në një ndryshim të paparë të vendimit vetëm dy ditë para se të nisë turneu.

Lajmi se alkooli nuk do të shitet brenda apo përreth stadiumeve u konfirmua të premten nga FIFA.

Alkooli pritej të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve, pavarësisht kontrollohet rreptësishtë në vendin mysliman.

Pas bisedimeve mes autoriteteve të vendit nikoqir dhe FIFA-s, është vendosur që shitja e alkoolit të bëhet në festivalet e FIFA-s për tifozët, në pikat e tjera dhe në vendet e licencuara, duke i larguar pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumeve të Kupës së Botës Katari 2022”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Birra pa alkool do të shitet nëpër stadiume.

Ky vendim nuk do të ketë ndikim në shitjen e Bud Zero, e cila do të jetë në dispozicion në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës në Katar”, thuhet tutje në njoftim.

Shitja e alkoolit është e kontrolluar rreptë në Katar, vendin konservator mysliman, por organizatorët kishin premtuar se do ta lejonin shitjen e birrës në stadiume dhe në zonat e tifozëve dhe madje me çmim të arsyeshëm.

Megjithatë, tani ka vendosur që alkooli të jetë në dispozicion vetëm në zonat mikpritëse gjatë ndeshjeve, ku rezervimi më i lirë për ndeshje kushton gati 25 mijë euro, dhe në zonat e tifozëve pas orës 19:00, ku 500ml birrë kushtojnë gati 15 euro.

Besohet se ky vendim u mor pasi autoritetet e Katarit, si vend nikoqir, duan që të gjithë në stadium të ndihen rehatshëm dhe se, sipas tyre, kjo nuk do të ndodhtë nëse tifozët do të shiheshin duke pirë alkool apo duke ardhur në stadium të dehur.

Sipas mendimit të tyre, ky është një turne u shumica e tifozëve vijnë nga vendet e Gjirit dhe Azisë, ku alkooli nuk është pjesë e kulturës.

Nuk dihet nëse ata e morën vendimin tani apo në 12 vitet e fundit që prej se e fituan të drejtën për ta organizuar Botërorin.

Deri tani, ata ishin zotuar se do ta gjenin një midis mes shijeve të tifozëve perëndimorë dhe kulturores konservatore të Katarit.

Lajme të ngjashme