Ylli anglez Toney vuri bast 13 herë që ekipi i vet të humbte, diagnostikohet me varësi për bastvënie - NACIONALE

Ylli anglez Toney vuri bast 13 herë që ekipi i vet të humbte, diagnostikohet me varësi për bastvënie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kohëzgjatja e pezullimit të sulmuesit të Brendfordit Ivan Toney është ulur për shkak se është zbuluar se sulmuesi anglez vuan nga bastvënia.

Përfaqësuesi i Anglisë u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të Federatë së Futbollit të Anglisë për bastvënie nga viti 2017 deri në vitin 2021 – gjatë kohës sa luante për Scunthorpe dhe Wigan i huazuar nga Newcastle, para se t’i bashkohej Brentfordit më 2020.

Toney nuk ka të drejtë të luajë futboll deri më 16 janar 2024.

“Brentford FC i ka marrë dhe pranuar arsyet me shkrim nga Komisioni i Rregullatorit të Pavarur i cili e pezulloi me tetë muaj Ivan Toneyn nga futbolli dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin, pasi ai e pranoi se e ka shkelur rregulloren E8 të FA-së, që ka të bëjë me vënien e basteve në futboll”, njoftoi klubi i Premierligës.

Në dokumentet e publikuara nuk ka prova se Toney ishte përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve.

“Ky rast nuk ka të bëjë me kurdisjen e ndeshjeve. Nuk ka dëshmi se Toney e ka bërë apo ka qenë ën pozitë për të ndikuar në humbjen e ekipit të vet kur kishte vënë bast që ekipi i tij të humbte ndeshjen, sepse ai nuk ishte në skuadër e as nuk kishte të drejtë të luante në atë kohë”, thuhet në dokument.

Derisa Toney nuk ishte përfshirë asnjëherë në kurdisjen e ndeshjeve, ai kishte vënë bast 13 herë që ekipi i tij të humbiste në shtatë ndeshje të ndryshe nga gushti 2017 deri në mars 2018 – edhe pse ai nuk kishte luajtur në asnjërën prej këtyre ndeshjeve të caktuara.

Lajme të ngjashme