Yll Hoxha dhe Mevlan Zeka zyrtarizohen te skuadra e Ligës së Parë Suhareka - NACIONALE

Yll Hoxha dhe Mevlan Zeka zyrtarizohen te skuadra e Ligës së Parë Suhareka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e porsa themeluar, FC Suhareka, e cila kaloi menjëherë në Ligën e Parë si rrjedhojë e fuzionimit, ka bërë goditjet e radhës në afatin kalimtar veror. Ata kanë nënshkruar me lojtarë shumë me përvojë, që deri vonë u paraqitën në Superligë te Gjilani. Bëhet fjalë për sulmuesin Mevlan Zeka dhe mbrojtësin Yll Hoxha.

SC Gjilanit iu largua kryetari Florim Zuka menjëherë pasi kjo skuadër u eliminua nga kualifikimet e Ligës së Konferencës dhe pothuajse të gjithë lojtarët tashmë janë larguar nga aty për të bërë vend në skuadra tjera.

Mevlan Zeka vjen te Suhareka pas një karriere të begatshme, ku luajti me Ferronikelin, Ballkanin, Lirinë dhe Vëllaznimin.

Njoftimi i plotë i klubit për transferimin e sulmuesit gjakovar

💣🖊️📃𝗠𝗘𝗩𝗟𝗔𝗡 𝗭𝗘𝗞𝗔 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.

Ju njoftojmë që skuadra jonë është përforcuar me super sulmuesin MEVLAN ZEKA i cili përkundër shumë ofertave dhe thirrjeve zgjodhi ta përfaqësojë Suharekën për të arritur objektivat madhore të klubit.

Karriera e sulmuesit Zeka është me bagazh të madh duke qenë pjesë e superligës për vite me radhë gjithashtu me super paraqitje në ndeshjet europiane së fundmi me SC Gjilani dhe në të kaluarën me Feronikelin e me Ballkanin , karrierë bëri edhe te KF Liria e KF Vëllaznimi.

Mirë se erdhe MEVLAN ZEKA !

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

#fcsuhareka

#mevlanzeka

#besttransfer

Në anën tjetër, Suhareka u përforcua edhe me një tjetër lojtar kualitativ, siç është mbrojtësi Yll Hoxha, një nga më të mirët në vitet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

Hoxha ka zhvilluar karrierë të suksesshme, ku më parë ka luajtur për Prishtinën, Ferronikelin si dhe për skuadrat nga Superiorja e Shqipërisë te Kukësi dhe Vllaznia e Shkodrës.

Njoftimi i plotë i klubit për transferimin e mbrojtësit anësor

💣🖊️📃𝗬𝗟𝗟 𝗛𝗢𝗫𝗛𝗔 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝗻𝗲.

Transferimi bombastik i radhës është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin Kosovar, YLL HOXHA i cili nënshkruan me klubin tonë duke refuzuar shumë oferta.

Hoxha futbollist kampion i cili në supet e tijë bart shumë asistime e gola të realizuara ndër vite , së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina , KF Feronikeli , 🇦🇱FK Kukësi , KF Vllaznia etj.

Mirë se erdhe YLL HOXHA !

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

#fcsuhareka

#yllhoxha

#newtransfer

Suhareka do të jetë pjesë e grupit A të Ligës së Parë, ku në ndeshjen e parë të sezonit që fillon më 19 gusht do të përballet me Drenicën, skuadrën e larguar nga Superliga sezonin e kaluar.

Suharekasit me investimet e bëra, janë favoritët kryesor nga ky grup për t’u futur në elitën e futbollit kosovar në sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme