Yamal u nervozua për zëvendësimin, Hansi Flick i dërgon mesazh të 'ashpër'
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se do të vazhdojë me rotacione në fushë. Kjo përgjigje erdhi pasi u pyet për Lamine Yamal që u nervozua për zëvendësimin ndaj Young Boys.
Yamal u zëvendësua nga fitorja rutinë 5:0 e Ligës së Kampionëve kundër Young Boys, me 15 minuta të mbetura. I riu i mrekullueshëm dukej i shqetësuar teksa largohej nga fusha, por trajneri Hansi Flick ka mbrojtur vendimin e tij për të zëvendësuar 17-vjeçarin me Frenkie de Jong.

Duke folur pas ndeshjes në Spanjë, Flick tha: "Duhet t'i fillojmë ndeshjet më fort, me pasimet tona dhe të përmirësojmë pak dinamikën e ekipit. Është përmirësuar me kalimin e minutave. Ne nuk kemi vetëm një lojtar, por mund të ketë disa ndryshime. Ne nuk mund të marrim parasysh nëse një lojtar dëshiron të vazhdojë të luajë."
Yamal është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës nën Flick, kështu që është e natyrshme që trajneri kryesor të shfrytëzojë çdo mundësi për ta pushuar atë. Me rezultatin 4:0, ndeshja u fitua dhe pasi kishte luajtur pothuajse çdo minutë deri më tani këtë sezon, ishte një pushim shumë i nevojshëm për reprezentuesin spanjoll.

Pas ndeshjes së tyre në Evropë, Barca do të kthehet në La Liga dhe po kërkon të rikthehet te fitoret pas humbjes 4:2 ndaj Osasuna herën e fundit. Ata përballen me Alaves jashtë shtëpisë të dielën.