Xhevat Prekazi: Me gjithë zemër dua që Stojkoviqi të arrijë sukses me Serbinë në Katar - NACIONALE

Xhevat Prekazi: Me gjithë zemër dua që Stojkoviqi të arrijë sukses me Serbinë në Katar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti nga Kosova, beson se Serbia do të korrë sukses të madh në Kupën e Botës në Katar nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviq.

Prekazi, i lindur në Mitrovicë nga prindër shqiptarë, jeton prej kohësh në Beograd dhe e ka përfaqësuar Jugosllavinë U21 në futbollin ndërkombëtar gjatë karrierës si futbollist.

“Para ndeshjes me Portugalinë, askush tek unë nuk besonte në fitore dhe unë thashë se ndoshta do t’i mundim. Kur pashë skuadrën e Portugalisë, thashë se do të fitojmë. U binda dhe kjo ndodhi”, tha Prekazi për “Kosova Online”.

I pyetur për shanset e Serbisë në këtë Botëror, e cila është në një grup me Brazilin, Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit dhe Kamerunin, Prekazi i vari shpresat te trajneri Stojkoviq.

“Besoj se do të jetë gjëja më normale që Serbia të ketë sukses të madh. Kur lojtarët besojnë te trajneri, bëhet gjysma e punës. Sa i përket trajnerit, ai ka karizimin e duhur dhe askush nuk mund t’i përzihet. Me gjithë zemër, dua që ai të arrijë sukses të madh”, shtoi ai.

Prekazi e pranoi se shkon rrallë në vendlindje në Mitrovicë.

“Vitin e kaluar isha për pak atje. Pashë tre nga miqtë e mi nga rruga. Pjesa tjetër fatkeqësisht nuk është gjallë. Nuk kam parë askënd nga Remonti, përpos Miletoviqit që është këtu në Beograd”, nënvizoi ai.

I pyetur se a e shikon futbollin në Serbi dhe Kosovë, ai tha: “Jo, nuk e ndjek fare”.

Gjatë karrierës së tij, 65-vjeçari ka luajtur për Partizanin, Hajduk Splitin dhe Gatatasarayn, si dhe e ka përfaqësuar Jugosllavinë U21 në tri ndeshje, duke e shënuar një gol.

Ai po ashtu luajti për Jugosllavinë në Kampionatin Evropian për 18-vjeçarët në vitin 1976.

Lajme të ngjashme