Xhaka e Shaqiri i prijnë Zvicrës për ndeshjet e tetorit, nuk ka vend për ‘tradhtarin’ Uran Bislimi
Kombëtarja e Zvicrës në krye me trajnerin Murat Yakin, kanë bërë të ditur listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjet e tetorit, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025. Aty ka vend për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, por jo edhe për Uran Bislimin, që u largua nga Kosova për një vend te Helvetikët muaj më parë.
Helvetikët do të takohen fillimisht me Izraelin më 12 tetor në udhëtim, kurse tre ditë më vonë e presin në shtëpi Bjellorusinë.
Zvicra i prin grupit I me 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe është favoriti kryesor për t’u kualifikuar nga ky grup në Evropianin e Gjermanisë. Në të njëjtin grup gjendet edhe Kosova, që ka shumë pak gjasa thuajse fare për kualifikim, pasi gjendet e katërta me katër pikë, ku para saj janë Izraeli me 11 pikë dhe Rumania me 12 pikë.
Në listën prej 25 lojtarëve të Murat Yakin, si zakonisht nuk mungojnë dyshja Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ndërsa kësaj radhe nuk është ftuar as Ardon Jashari e as ‘tradhtari’ Uran Bislimi, për dallim nga ndeshjet e shtatorit, ku u ftuan ndaj Kosovës.
Lista e plotë është kjo:
Aufgebot / Sélection / Convocazione
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) October 6, 2023
🇮🇱 🆚 🇨🇭
📆 12.10 🕘 20:45
🇨🇭🆚 🇧🇾
📆 15.10 🕕 18:00
🏟️ kybunpark, St. Gallen
🎟️ https://t.co/LvDlnGCgvt ℹ️ Keine Abendkassen / Caisses du stade fermées / Biglietterie chiuse#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/YJFTjOrGnA
