Përdore Kosovën dhe pastaj të fton Zvicra: Uran Bislimi pjesë e listës rezervë të Helvetikëve - NACIONALE

Përdore Kosovën dhe pastaj të fton Zvicra: Uran Bislimi pjesë e listës rezervë të Helvetikëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Uran Bislimi është pjesë e listës rezervë të kombëtares Zvicrane për ndeshjet kualifikuese të qershorit në “Euro 2024”.

Dezertori që refuzoi për herë të dytë Kosovën edhe pse kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore vitin e kaluar, rezulton të jetë në listën rezervë të Helvetikëve pranë ish futbollistit tjetër të “Dardanëve” – portierit Amir Saipi.

Në këtë listë ndodhen edhe dy shqiptarët Kastriot Imeri dhe Ardon Jashari, që kanë luajtur për ekipin e parë të Zvicrës në të kaluarën.

Refuzimi i turpshëm që i bëri Kosovës

Jo një herë por dy. Uran Bislimi në ndeshjet e kaluara kualifikuese e refuzoi ftesën e përzgjedhësit Alain Giresse shkaku që ëndërron të luajë te Zvicra.

Drejtori Bajram Shala në një konferencë për shtyp kishte treguar se si Bislimi tregoi paftyrësi duke e refuzuar Kosovën, vetëm disa muaj pasi kishte puthur fanellën me të cilën shënoi gol ndaj Ishujve Faroe.

“Uran Bislimi e kishte konfirmuar ardhjen për ndeshjet e marsit, por më pas e refuzoi Kosovën për herë të dytë brenda pak muajsh. Në shtator na kishte refuzuar me arsyetimin duke ia gjuajtur topin klubit të tij, Lugano. Në nëntor erdhi, shënoi gol dhe e puthi emblemën”.

“Ndërsa tash na refuzoi përmes klubit të tij, nuk kishte as guxim e as respekt për të na kumtuar lajmin e refuzimit. Ne ia kishim siguruar edhe biletën e udhëtimit. Por, klubi i tij na tha se lojtari nuk dëshiron ta djegë mundësinë për ta përfaqësuar vendin tjetër tek i cili ka nënshtetësi, Zvicrën. Por, nëse ai e ka këtë dilemë, mund të luajë për Zvicrën pasi Kosova më nuk është opsion për Bislimin”, kishte deklaruar Shala para dy muajve.

Përndryshe, këtë edicion te Lugano – Bislimi ka zhvilluar më shumë se 30 paraqitje duke shënuar një gol.

Lajme të ngjashme