Shala: Uran Bislimi e puthi emblemën e Kosovës, pastaj na refuzoi për Zvicrën - NACIONALE

Shala: Uran Bislimi e puthi emblemën e Kosovës, pastaj na refuzoi për Zvicrën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën dy herë brenda pak muajsh, për shkak se synon ta përfaqësojë Zvicrën, megjithëse luajti për Kosovën në nëntor.

Mesfushori i Luganos Bislimi i zhvilloi dy ndeshje miqësore për Kosovën në nëntor, duke shënuar një gol dhe madje duke e puthur emblemën e atdheut gjatë festës.

Por ai e kishte refuzuar thirrjen e Kosovës në shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe njëlloj bëri tani për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 në mars, megjithëse në të dy rastet e kishte pranuar ftesën.

Shala tregoi se 23-vjeçari e ka bërë një gjë të tillë për të mos e djegur mundësinë ta përfaqësojë Zvicrën.

Uran Bislimi e kishte konfirmuar ardhjen për ndeshjet e marsit, por më pas e refuzoi Kosovën për herë të dytë brenda pak muajsh. Në shtator na kishte refuzuar me arsyetimin duke ia gjuajtur topin klubit të tij, Lugano. Në nëntor erdhi, shënoi gol dhe e puthi emblemën”, tha Shala të hënën në një konferencë për media.

Ndërsa tash na refuzoi përmes klubit të tij, nuk kishte as guxim e as respekt për të na kumtuar lajmin e refuzimit. Ne ia kishim siguruar edhe biletën e udhëtimit. Por, klubi i tij na tha se lojtari nuk dëshiron ta djegë mundësinë për ta përfaqësuar vendin tjetër tek i cili ka nënshtetësi, Zvicrën. Por, nëse ai e ka këtë dilemë, mund të luajë për Zvicrën pasi Kosova më nuk është opsion për Bislimin”, u shpreh Shala.

Lajme të ngjashme