Xavit nuk i shuhen shpresat: Kemi edhe katër tituj tjerë që mund t’i fitojmë - NACIONALE

Xavit nuk i shuhen shpresat: Kemi edhe katër tituj tjerë që mund t’i fitojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xavi Hernandezit nuk po i shkojnë gjërat në formën më të duhur të mundur te Barcelona. Eliminimi nga Liga e Kampionëve është përjetuar rëndë. Trajneri shpreson që skuadra e tij ka akoma shpresë të fitojë tituj tjerë.

As ai nuk kursehet nga kritikat, por nuk e ka ndër mend të dorëzohet në betejën e tij për të fituar ndonjërin prej trofeve të rëndësishëm ku garon skuadra e tij.

Për Barcelonën eliminimi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ishte një goditje e madhe. E tillë u përjetua publikisht edhe nga vetë ata.

Xavi tani uron që ta sheh skuadrën të ngritët dhe të synojë që mos të dalë pa triumfuar në ndonjërin prej kompeticioneve.

Kompeticionet tjera ngushëllimi i Xavit për eliminimin nga Liga e Kampionëve

Trajneri katalonas tani do të përqendrohet në kampionatin spanjoll për t’u munduar që ta rikthejë mbizotërimin e klubit të tij.

Për momentin Barcelona renditet në pozitën e dytë tabelore në La Liga me 28 pikë. Distanca me kreun e tabelës, gjegjësisht Real Madridin si rival i vet i përbetuar, është prej tre pikëve.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Valencias që do ta zhvillojë sot në “Mestalla”, ai u mundua ta shkundë ekipin.

“Kemi akoma kampionatin, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Evropës. Janë katër kompeticione ku duhet të mundohemi që t’i fitojmë. Objektivi sezonal për të fituar tituj nuk ndryshon. Mëkat për Ligën e Kampionëve, por u munduam të bënim më të mirën. Kemi dhënë gjithçka nga vetja”, nënvizoi ai.

Sipas trajnerit 42-vjeçar, skuadra ka të gjitha mundësitë që të bëjë një sezon të mirë gjatë periudhës në vijim: “Akoma mund të bëjmë një sezon të mirë. Nevojitet t’i tregojmë krenarinë dhe karakterin e kësaj skuadra. Nesër do të jetë një mundësi e mirë për të reaguar.”

Laporta para disa ditësh shprehi zhgënjimin e madh për eliminimin e Barcelonës nga kompeticioni më i madh evropian. Ai zgjodhi edhe fjalë dramaticiste për ta përshkruar ndjesinë emotive për të ekipit. Mirëpo, Xavi nuk ndihet aspak i rrezikuar dhe ndien besimin e presidentit të klubit.

“Nuk do të ndalemi së punuari. Qartë, gjërat nuk ppo shkojnë siç prisnim. Pritshmëritë janë të mëdha. Nuk jemi në një situatë të mirë. Duhet t’i durojmë kritikat dhe të punojmë. Kam besimin e të gjithëve: nga presidenti e deri te këshilli i aksionerëve të klubit. Nuk kam zgjedhje tjetër vetëm se të vazhdoj tutje”
, përfundo ai.

Lajme të ngjashme