Xavi s’i ndal lëvdatat për Dembelen: Është lojtari më i mirë në botë një kundër një - NACIONALE

Xavi s’i ndal lëvdatat për Dembelen: Është lojtari më i mirë në botë një kundër një

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez është i lumtur me kthimin e sulmuesi Ousmane Dembele nga lëndimi, duke thënë se francezi është “lojtari më i mirë në botë një kundër një”.

Anësori është duke vazhduar të ketë probleme të njëpasnjëshme me lëndimet e shpeshta, gjë që e ka përcjellë prej transferimit te Barcelona.

Periudha e tij e fundit jashtë fushës ka zgjatur tre muaj, me 25 vjeçarin që nuk ka shkelur në fushën e gjelbër që nga 28 janari, por ai do të rikthehet në ndeshjen e Barcelonës ndaj Real Betisit të shtunën ku Xavi pret një ndikim të menjëhershëm në skuadër.

Na ka munguar shumë. Është lojtari më i mirë një kundër një, ka pak në botë si ai. Pyetni mbrojtësit e krahut në Laliga se kë preferojnë. Ai është një lojtar me shpejtësi të jashtëzakonshme, është lojtar që bënë diferencë. Është logjike që na ka munguar”.

Lëndimi në kofshë e ka penguar Dembelen që të jap kontributin e tij në Barcelonë së fundmi, por Xavi është gati që t’i jep minutazhë qysh në ndeshjen kundër Betisit.

Ai shtoi: “Lëndimi nuk ishte i mirë, ishte në një zonë që ishte shumë e vështirë për t’u shëruar. Ai është mirë dhe i lumtur. Do të shohim nëse do të startojmë apo do të hyjë si zëvendësues, por lajmi i rëndësishëm është që është pjesë e ekipit përsëri”.

Barcelona e cila mban 11 pikë epërsi ndaj rivalit Real Madrid në krye të tabelës së La Liga-s, është vetëm disa ndeshje larg rimarrjes së titullit për herë të parë që nga viti 2018/19./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme