Xavi shpjegon pse e la në stol Roquen në Kupën e Mbretit - NACIONALE

Xavi shpjegon pse e la në stol Roquen në Kupën e Mbretit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez insiston se po kërkonte një tjetër sulmues prandaj e la talentin Vitor Roque në stol.

Barcelona u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit pas 120 minutave lojë, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Athletic Bilbao.

Sidoqoftë, një veprim i Xavit fitoi vëmendjen pasi vendosi ta fuste në lojë Guiu para Roques, duke shtuar spekulimet se nëse tekniku katalunas i beson lojtarit që blaugranasit investuan 52 milionë funte në janar.

“Vitor Roque hyri lojën e fundit dhe sonte erdhi Marc Guiu. Po kërkonim të shikonim më shumë se një opsion”.

“Vitor është ende shumë i ri, do të ketë minuta dhe të jetë i rëndësishëm. Besoj se është lojtar që ka shumë kualitet dhe mund të na ndihmojë”, deklaroi Xavi duke e justifikuar veprimin e tij.

Të garojë me Robert Lewandowskin do të jetë gjithmonë një sfidë për Roque, i cili ka menaxhuar të bëjë katër paraqitje nga stoli, dy prej tyre që ishin në raundet e hershme të Kupës së Mbretit.

Ndërkohë, Barcelona tani është plotësisht e fokusuar për ndonjë befasi në La Liga ose Ligën e Kampionëve meqenëse mund të rrezikojnë ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe.

Lajme të ngjashme