Xavi reagon rreth ‘darkës’ me Messin, Jordi Alban dhe Sergi Busquets - NACIONALE

Xavi reagon rreth ‘darkës’ me Messin, Jordi Alban dhe Sergi Busquets

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur rreth ‘darkës’ ku ai u takua me Lionel Messin, Jordi Alban dhe Sergio Busquets, duke thënë se ai ka ngrënë ëmbëlsirë dhe jo darkë, pas aludimeve për rikthimin e Messit në Barcelonë

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Paris Saint-Germain dhe largimi i tij nga klubi duket gjithnjë e më i mundshëm. Mes spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Barça, Messi u pa duke darkuar me ish-shokët e skuadrës, gjatë një vizite në qytetin e Barcelonës këtë javë. Trajneri i Barcelonës, Xavi, u pyet për takimin e tyre në konferencën e tij të fundit për shtyp dhe ai dha një përgjigje të hapur.

LIONEL MESSI PSG

“Unë kam ngrënë ëmbëlsirë me të më vonë (qesh). Jo nuk më kanë thënë asgjë”, tha Xavi për një bisedë të mundshme për rikthimin e Messit.

I pyetur për një përditësim mbi rikthimin e mundshëm të Messit në Camp Nou ai shtoi: “Janë hipoteza. Ne duhet të fokusohemi në Ligë. Nuk është koha, nesër jemi përballemi me Rayo Vallecano.”

xavi

Barcelona ka pranuar publikisht në javët e fundit se dëshiron të rikthejë Messin në klub dhe thuhet se drejtuesit janë në negociata aktive për të siguruar një rikthim të bujshëm në shtëpi për legjendën e klubit. Sidoqoftë, gjendja e tyre e rëndë financiare është një pengesë e madhe dhe rregulloret e La Ligës e komplikojnë më tej çështjen.

Joan Laporta Barcelona

I pyetur nëse Barcelona pret që La Liga të ndihmojë në rikthimin e Messit, Xavi u përgjigj: “Është një pyetje për presidentin e La Ligës. Jeni gabim se kë po e pyesni. Janë disa rregullore dhe unë nuk shoh ndihmë. Janë rregullat dhe duhet të respektohen.”

Messi ka një vendim për të marrë në verë dhe vizitat e tij të shpeshta në Barcelonë që nga fillimi i vitit i kanë bërë tifozët katalunas optimist. Megjithatë nuk ka asgjë konkrete për momentin dhe kapiteni i Argjentinës ndeshjen e radhës e zhvillon në Ligue 1 të dielën, kundër Lorient./Orselina Lazraj

Lajme të ngjashme