Barcelona dëshiron t'i ofrojë Lionel Messit kontratë dyvjeçare
Barcelona është e interesuar për rikthimin sensacional të sulmuesit Lionel Messi, duke dëshiruar t'i ofrojnë dy vite kontratë.
Argjentinasi pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë sapo t'i skadojë kontrata.
Gjiganti katalunas është duke punuar që të nënshkruajë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë pasi nuk do t'iu duhej të investonin asnjë cent, mirëpo problemi kryesor mbetet gjendja financiare e klubit.
Sipas "Mundo Deportivo", drejtuesit e klubit duan rikthimin e Messit dhe besojnë se pranë tij të ardhurat për vitet në vijim do të rriteshin.
Bordi i klubit pranë presidentit Joan Laporta mendojnë se kthimi i Messit do të kishte një efekt të madh, pak a shumë si marrëveshja me "Air Jordan" Nike.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar publikisht se është në diskutime të rregullta me ish bashkëlojtarin Leo Messi. Tekniku spanjoll ka nisur ta ndërtojë planin me argjentinasin e pranishëm, duke synuar ta lërë titullar në formacionin bazë.
Ndërsa, sa i përket anës financiare - drejtuesit e klubeve parashikojnë një gjenerim të të ardhurave prej 25 për qind për sezonin 2023/24, ndërsa pjesa tjetër të shtohet për 33 për qind.
Raporti shton se Messi kishte ofruar plot mes 220 - 265 milionë funte bazuar në shitjen e fanellave, rritjen e biletave dhe sponsoreve para se të largohej mirëpo La Liga nuk e lejon regjistrimin.
Kjo ishte përpara se të fitonte Kupën e Botës 2022 me Argjentinën, diçka që Mundo sugjeron se PSG nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzojë sepse Albiceleste mundi yllin tjetër të vendlindjes së tyre, Kylian Mbappe të Francës në finale.
Marrëveshja e propozuar dyvjeçare për Messin nuk do të lejonte vetëm një 'valle të fundit' për një sezon, por gjithashtu mund ta lejonte atë të jetë pjesë e 125-vjetorit të klubit në 2024.