Lionel Messi arrin në Barcelonë i shoqëruar nga familja - NACIONALE

Lionel Messi arrin në Barcelonë i shoqëruar nga familja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, është parë në Barcelonë së bashku me familjen e tij, duke rritur zërat për një kthim të mundshëm në klubin që arriti gjithçka në karrierë.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon në qershor të këtij viti dhe akoma është e paqartë se ku do të jetë e ardhmja e argjentinasit në sezonin e ardhshëm. Fillimisht u duk se ai ishte i gatshëm të nënshkruante kontratë të re me kampionët francez, por palët ende nuk kanë arritur marrëveshje.

U raportua gjithashtu se fituesi i Kupës së Botës ka pranuar një ofertë nga Arabia Saudite, por gjithashtu mundësia për kthimin në Barcelonë dy vite pasi u largua është një opsion që do të mendohet nga përfaqësuesit e fituesit të shtatë herë Topit të Artë.

Sipas Sport, Messi është kthyer në Barcelonë këtë fundjavë, i shoqëruar me familjen e tij e gjithashtu janë parë 15 valixhe afër tyre, me PSG-në nuk do të zhvillojë ndeshje deri në të dielën e ardhshme,

Barcelona është më e entuziazmuar se kurrë për të nënshkruar me yllin e futbollit botëror, por fillimisht duhet të kapërcejë problemet financiare, në mënyrë që të ketë mundësinë e nënshkrimit me 36-vjeçarin.

Drejtuesit e katalanasve kohët e fundit kanë konfirmuar se kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e Messit, babin e tij Jorge dhe presidenti Laporta u shfaq disa herë në intervista duke thënë se ai do të kthehet.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk është e thjeshtë, pasi Messi duhet të pajtohet me një kontratë shumë më pak fitimprurëse seç ishte në vitet e shkuara në Camp Nou.

Would Barcelona really play Lionel Messi in midfield?! Xavi's selection dilemma if Argentine icon returns to Camp Nou | Goal.com India

Gjithashtu Barcelona do të duhet të arkëtojë afër 200 milionë euro, përpara se të ketë mundësinë për të transferuar lojtarë të rinj.

Lajme të ngjashme