Messi do të kthehet në Barcelonë, sipas presidentit Laporta
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon t’i nxitë thashethemet për kthimin e Lionel Messit në Camp Nou. I pyetur nga një tifoz për këtë çështje, Laporta u përgjigj pozitivisht.
Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, si lojtar i lirë, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit pasi klubi katalonas nuk ishte në gjendje financiare për t’i ofruar kontratë të re.
Shtatë herë fituesit të Topit të Artë po i skadon një marrëveshje tjetër tani në Francë dhe ka thashetheme për një kthim të tij emocional në shtëpinë e vet në Laliga.
Laporta po pyetet vazhdimisht për këtë çështje dhe përgjigja që i dha një tifozi kur u pyet lë të nënkuptohet se Barça po punon zellshëm për ta kthyer në Camp Nou Messin.
Para barazimit të Barçës 0:0 me Getafen të dielën, Laporta u pyet nëse Messi do të kthehej në Camp Nou dhe përgjigja e tij ishte: “Po”.
‼️ ¿Y Negreira?
— Carrusel Deportivo (@carrusel) April 16, 2023
-Ahora, ahora verás.
🇦🇷 Messi, ¿al Barça?
-Sí.
💭 ¿Tranquilo para mañana?
-Y tanto.
👔 Las palabras del presidente del @FCBarcelona, @JoanLaportaFCB, antes de la rueda de prensa por el 'Caso Negreira' destapado por @la_ser pic.twitter.com/XllzzdqGV9
Barcelona duhet t’u ulë goxha shpenzimet për ta bërë të mundur kthimin e Messit, duke nisur nga shitja e lojtarëve verë.
Klubi katalonas është i përkushtuar ta kthejë lojtarin më të madh në histori në skuadër, i cili në 778 paraqitje i shënoi 672 gola për klubin.
