Xavi: Ndeshja e dytë kundër Manchester United do ta përcaktojë kualifikimin, kujdes Rashfordin - NACIONALE

Xavi: Ndeshja e dytë kundër Manchester United do ta përcaktojë kualifikimin, kujdes Rashfordin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xavi Hernandez ka folur në prag të sfidës që Barcelona do ta zhvillojë kundër Manchester Unitedit në 1/16 e finales të Ligës së Evropës.

Shorti nuk ka qenë aspak i lehtë për Barcelonën. Katalonasit do të ndeshen kundër “Djajve të Kuq” në fazën e eliminimit direkt të kompeticionit të dytë më të madh evropian.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, deklaroi se asgjë nuk do të vuloset në ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në “Camp Nou”, me fillim në ora 18:45.

“Hiç ndonjë befasi ndeshja e kthimit në Old Trafford do të përcaktojë kualifikimin”, tha ai fillimisht.

Barcelona nuk e përjetoi aspak lehtë eliminimin nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, mirëpo strategu i skuadrës e quan të vështirë edhe Ligën e Evropës.

“Liga e Evropës më duket një kompeticion shumë i vështirë dhe nuk e shoh Barcelonën si favorite, ashtu si Manchester United. Ka shumë skuadra të nivelit të lartë, për çka do të jetë e stërndërlikuar të fitohet”, shpjegoi Xavi.

Sulmuesi anglez, Rashford, sipas trajneri të Barcelonës është më i rrezikshmi. Ai e vlerësoi lart nivelin e paraqitjeve të tij.

“Rashford është njëri prej lojtarëve më të rrezikshëm në Evropë. Është shumë i shpejtë dhe i aftë në një kundër një. Për të shënuar ne do të duhej të jemi të aftë që t’i ndalim kundërsulmet e tyre. Aktualisht Manchester United nuk ka mbrojtjen më të mirë, por sigurisht meriton të gjithë respektin tonë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme