Xavi konfirmon qëndrimin e Barcelonës pas vendimeve të VAR në ndeshjen ndaj Interit - NACIONALE

Xavi konfirmon qëndrimin e Barcelonës pas vendimeve të VAR në ndeshjen ndaj Interit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se katalanasit nuk do ta raportojnë Slavko Vincicin në shtëpinë e futbollit evropian UEFA pas polemikave të VAR në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit të martën, ku zikaltrit fituan minimalisht 1:0 me golin e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.

Gjigantët e La Ligës u tërbuan me arbitrin slloven që nuk caktoi një penallti të vonuar për katalanasit në San Siro të martën mbrëma.

Denzel Dumfries dukej se e kishte prekur topin me dorën e djathtë, por 42-vjeçari nuk u kërkua të bënte një rishikim në ekranin e vendosur jashtë vijave të fushës, duke zemëruar Xavi dhe anëtarët e stafit të Barcelonës.

Edhe rasti tjetër që ishte kaluar para rastit të penalltisë me golin e anuluar të Pedrit ishte bërë debat në të gjitha rrjetet sociale, ku ishin mendime të shumta por të ndara, duke mos u qartësuar ende saktësisht asnjëri rast.

Kishte raporte se Barcelona do ta raportonte Vincicin në UEFA , por Xavi konfirmoi sot se nuk do të ishte kështu.

Xavi will join up with Barcelona squad in Miami - Football España

“Ne folëm për këtë dhe vendosëm të mos e bëjmë atë”, tha Xavi në një konferencë për shtyp sot, cituar nga Marca .

“Kam folur me presidentin, Rafa, Jordi dhe Mateu dhe e morëm këtë vendim së bashku. Unë tashmë jam ankuar dhe është mjaft e rrallë për mua.”

“Në fund, Interi u mbyll shumë në mbrojtje”, vazhdoi Xavi, duke folur për humbjen e së martës së kaluar në San Siro.

“Nuk i kuptuam alternativat, ishte më mirë në pjesën e dytë. Ata na mbuluan mirë. Ne po punojmë për dhe po përpiqemi të sulmojmë më mirë”.

Ish-mesfushori i Barcelonës konfirmoi se Frankie de Jong do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë në Nou Camp të mërkurën.

Nesër, Barcelona do të përballet me Celta Vigo, ndërsa Interi është duke e zhvilluar takimin me Sassuolo në stadiumin Mapei ku pas 45 minutave të para është në epërsi me golin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.VIDEO

Lajme të ngjashme