Xavi: Jemi në fazë të keqe - NACIONALE

Xavi: Jemi në fazë të keqe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se klubi po kalon një fazë të keqe, por me rëndësi avancuan të parët nga grupi i Ligës së Kampionëve.

Barcelona pësoi humbjen e dytë radhazi, ku këtë herë u mposht nga Royal Antwerp që shijoi fitoren e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Xavi tha se Barcelona po kalon një fazë jo të mirë dhe duhet të rikthehen sa më parë.

Po kalojmë në një fazë të keqe, por gjëja më e rëndësishme është që kaluam të parët në grup”.

Duhet të rikthejmë futbollin e mirë dhe mendoj se mund t’ia dalim”.

Duhet të jemi kritikues dhe të provojmë të përmirësohemi”, deklaroi ai.

Barcelona nën urdhrat e Xavit po kalon periudhën më të keqe në Ligën e Kampionëve, duke pasur përqindjen më të lartë për humbje rreth 42 për qind, pra në 14 ndeshje ka pësuar gjashtë humbje.

Barcelona të hënën do ta marrë vesh kundërshtarin për raundin e 16-të, ku mund të përballet me disa klube të fuqishme, si PSG, Inter apo edhe Napoli.

Lajme të ngjashme