Xavi i zemëruar pas humbjes kundër Vallecanos: S'ka arsyetime
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka pranuar se disfata e skuadrës së tij kundër Rayo Vallecanos është e pajustifikueshme dhe se titulli ende nuk është fituar pavarësisht dështimit të Real Madridit në të njëjtën kohë.
Barcelona disfatë befasuese 2:1 kundër Vallecanos të mërkurën mbrëma duke e lëshuar mundësinë për të rritur epërsinë në krye të tabelës së Laligës në 14 pikë.
Pas humbjes së Real Madridit kundër Gironës një natë më parë, Barça e kishte një mundësi ideale për ta forcuar kontrollin mbi garën për titull. Por skuadra e Xavit pati një paraqitje të dobët të pakëndshme ndaj Rayos, që ishte skuadër shumë më e mirë dhe që doli fitimtare në fund.
“Nuk ka arsyetime, duhet të mendojmë për të shtunën dhe të kthehemi në formën e mirë që e kishim ndaj Atleticos. Sot nuk zhvilluam lojë në nivelin që deshëm, jam i zemëruar dhe lojtarët gjithashtu. Jemi të mërzitur sepse sot patëm mundësi shumë të mirë për të kaluar në një epërsi edhe më të thellë”, tha ai
Trajneri pranoi se Rayo Vallecano e meritoi fitoren: “Rayo e meritoi dhe ne duhet t’i urojmë ata. Gjëja pozitive është se jemi afër që të fitojmë Laligën, por nuk kemi luajtur një ndeshje të mirë, nuk kemi qenë rehat. Ata kanë qenë më të fortë dhe e merituan fitoren”.
I pyetur se çfarë nuk shkoi mirë në ndeshje, Xavi tha: “Kemi abuzuar me pasime të gjata, duhet të kuptojmë Pedrin që asiston thellë në mënyrë që Balde të mund të dilte mbrapa. Nuk mund të na mungojë ritmi dhe është e vështirë të fitosh pikë kështu”.
Xavi e pranoi se fakti se skuadra e tij ka epërsi të madhe si lidere nuk mund ta përdorë atë si justifikim për ndeshjet e humbura: “Epërsia që kemi është e rëndësishme por nuk mund të jetë justifikim, ne kemi luajtur mirë deri më tani, por na kanë mbetur edhe shtatë ndeshje, tani kemi dy në shtëpi që duhet të na ndihmojnë të marrim gjashtë pikë dhe të kthehemi me ritmin e ndeshjes që e kishim ndaj Atleticos”./Orselina Lazraj/
