Gabon Barcelona, mposhtet në udhëtim te Rayo Vallecano - NACIONALE

Gabon Barcelona, mposhtet në udhëtim te Rayo Vallecano

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 2:1 ndaj Rayo Vallecanos, kështu për ta humbur mundësinë për të shkuar +14 pikë epërsi ndaj Real Madridit të vendit të dytë.

Ndonëse shënuan fitore tri ditë më parë ndaj Atletico Madridit, katalunasit nuk kanë treguar stabilitet kohët e fundit, pasi në të gjitha garat në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, dy herë kanë barazuar dhe vetëm një herë kanë fituar.

Skuadra e Xavi Hernadezit kishte posedimin e topit në këtë takim, por në krijimin e rasteve më të zotë u treguan vendasit, fal të cilave në fund triumfuan.

Mesfushori Alvaro Garcia shënoi në minutën e 19-të një gol të bukur, për ta çuar rezultatin në 1:0.

Lewandowski e gjeti golin në minutat e fundit të pjesës së parë, por u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje, për punë milimetrash, kështu duke u mbyllur pjesa e parë me epërsi minimale 1:0 për Rayon.

Tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë në skenë doli Francisco Garcia që pas një kundërsulmi shënoi ndër këmbët e Ter Stegen për të dyfishuar rezultatin.

Krejt çfarë Barcelona arriti të bënte në këtë takim ishte një gol i Roberto Lewandowskit në minutën e 83-të, pas disa kombinimeve të bukura, me polakun që bëri një gjuajtje shumë të bukur, për epilogun final 2:1.

Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga, me 11 pikë mbi Real Madridin e vendit të dytë, ndërsa Rayo Vallecano ngjitet në pozitën e nëntë fal kësaj fitore.

Lajme të ngjashme