Xavi Hernandez reagon pas kalimit të Messit te Inter Miami, flet edhe për Neymarin - NACIONALE

Xavi Hernandez reagon pas kalimit të Messit te Inter Miami, flet edhe për Neymarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka thënë se duhet respektuar vendimin e Lionel Messi, derisa mohoi nënshkrimin e mundshëm me Neymar.

Të mërkurën, Messi zyrtarizoi kalimin te Inter Miami pasi nuk ishte i gatshëm të priste më shumë për Barcelonën.

Xavi për “Jijantes FC” tha se duhet respektuar vendimi i Messit pavarësisht se të gjitha palët e donin një rikthim.

Në ditët dhe javët e fundit e kisha vërejtur se ai nuk e shihte rikthimin te Barcelona shumë qartë”.

Duhet ta kuptosh se të jesh Messi nuk është e lehtë. Të gjithë kanë interesim dhe nuk ke qetësi. Leo e shpjegoi vendimin, se ka qenë i palumtur këto dy vite. Mund ta kuptoj se ai nuk do më presion te vetja”.

Ai i shpjegoi shkaqet shumë mirë, dëshiron të jetë i qetë. Është vendimi personal i Messit dhe duhet ta respektosh sepse është më i miri në histori, por isha i bindur se do bënim mirë me të në skuadër”.

E respektoj Messin dhe i uroj më të mirat. Nuk ka qenë situatë e lehtë, kjo është e qartë”.

Tutje, Xavi komentoi edhe spekulimet e fundit për një rikthim të Neymarit por i mohoi menjëherë duke treguar se braziliani s’është në planet e klubit.

Jam i befasuar. Nuk është në planin tonë sportiv. Më pëlqen si person dhe mik, por kemi prioritete tjera”.

Prioritet i Barcelonës tani është ndërtimi i mesfushës pas largimit të Sergio Busquets.

Zëvendësuesi i Busquets duhet të jetë në nivel shumë të lartë. Ai lojtar duhet të fitojë shumë duele, të mos jetë jashtë pozitës dhe fizikisht i fortë”.

Emrat si Martin Zubimendi, Joshua Kimmich dhe Sofyan Amrabat gjithmonë shfaqen, ka shumë media, është normale. Ti duhet të vendosesh se çfarë është më mirë për Barcelonën”.

Nuk kemi mundur të flasim me lojtarët ende. Kemi pasur disa takime të mësojmë se çfarë mund të bëjmë dhe kur gjërat janë të qarta ne do të flasim me lojtarët që duam”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme