Wolves refuzon ofertën 35 milionëshe të Napolit për Kilman
Wolverhampton Wanderers ka hedhur poshtë ofertën në vlerën e 35 milionë eurove nga Napoli për mbrojtësin Maximilian Kilman.
Kampioni i Italisë ka shprehur interesim për 26-vjeçarin që e shohin si zëvendësuesi adekuat i Kim Min-Jae, që ditët në vijim pritet t’i bashkohet Bayern Munichut.
Siç raporton “The Athletic”, oferta e parë e “Napolitanëve”në vlerën e 35 milionë eurove është refuzuar nga klubi anglez.
Wolves e vlerëson kartonin e lojtarit së paku 40 milionë euro andaj nuk do ta pranojë asnjë ofertë më të ulët, duke përfituar edhe nga kontrata e lojtarit që vazhdon deri në vitin 2026 me opsion për 12 muaj tjerë.
Raporti shton se edhe Kilman është i hapur për mundësinë që të mos largohet nga Wolves, prandaj s’ka asnjë presion që anglezët të detyrohen ta pranojnë ofertën e italianëve.
🚨 EXCL: Wolves reject €35m offer from Napoli for Max Kilman. #SSCNapoli pursuing 26yo as potential replacement for Kim Min-jae but #WWFC will not accept below €40m. Contract 2026, option to extend + open to renewing - so no pressure to go @TheAthleticFC https://t.co/d2THxgv2kz
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 2, 2023
Kilman u transferua nga Maidenhead United për 40 mijë funte në vitin 2018, duke luajtur fillimisht te Wolves U23 pastaj doli te ekipi i parë, ku ka bërë 107 paraqitje.
Wolves tani ka shitur Ruben Nevesin te Al Hilal, derisa Conor Coady që kaloi edicionin e kaluar huazim te Evertoni i është bashkuar Leicester Cityt.
Përpos kësaj edhe qendërmbrojtësi Nathan Collins mund të largohet pasi Brentford ka arritur një marrëveshje në vlerën e 22 milionë funteve.
