Bayern Munich afër blerjes së Kim Min Jae - NACIONALE

Bayern Munich afër blerjes së Kim Min Jae

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich tani është favoriti për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae.

Siç raporton “Sky De”, negociatat janë duke vazhduar mes klubit dhe lojtarit dhe një marrëveshje mund të arrihet në javët në vijim.

Në sezonin e parë në Serie A, Min-Jae ishte kyç në suksesin e Napolit duke i ndihmuar ta fitojnë titullin e parë pas tre dekadave apo të tretin në histori.

Falë paraqitjeve fantastike (gjithashtu edhe në Ligën e Kampionëve ku Napoli mbërriti deri në çerekfinale), koreani e ka dëshmuar veten si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Gazetari italian Gianluca di Marzio raporton se Bayern Munich është duke tentuar ta kompletojë sa më parë nënshkrimin e Min Jae, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Thomas Tuchel.

Bayern gjithashtu është i gatshëm edhe ta paguajë klauzolën e lirimit për futbollistin, i cili do të luajë pranë Matthijs de Ligt në ‘zemrën e mbrojtjes’ bavareze.

Në garë për mbrojtësin ka qenë edhe Manchester Unitedi, por duke marrë parasysh situatën e klubit anglez negociatat kanë ngecur.

Sheikët arab ende s’e kanë blerë Man Unitedin dhe 20 herë kampioni i Anglisë do të jetë aktiv në afatin veror vetëm nëse Sheikh Jassim e blen përfundimisht klubin për 6 miliardë euro.

Lajme të ngjashme